FFK konfirmon se kur starton edicioni 2022/23 në Superligë dhe në Ligën e Parë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se edicionin 2022/23 do të fillojë më 23 gusht.

Derisa ka mbetur edhe një xhiro nga ky sezon, me Ballkanin që është shpallur kampion, shtëpia e futbollit kosovar tashmë ka filluar përgatitjet për edicionin e ri.

Përmes një komunikate për media, ka njoftuar se kur fillon edicioni i ri, ndërsa ka bërë të ditur edhe datën për Ligën e Parë.

Edicioni i ri i garave 2022/23 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e dytë të muajit gusht. BKT Superliga garat do t’i fillojë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht.

Siç dihet sivjet Kupa e Botës për herë të parë në histori të futbollit do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor – 18 dhjetor, prandaj edhe kalendari i garave në të gjitha ligat do t’i përshtatet këtij formati.

Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual kanë mbetur të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të (të fundit) në BKT Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi për Superligë dhe finalja e Kupës së Kosovës.