Fifi e xhelozon Granitin për raportin me banoren e re

Tanimë Fifi ka harruar xhelozinë ndaj banoreve të vjetra për Granitin, e i është rikthyer për ato të rejat.

Gjatë ditës Graniti po argëtohesh në pishinë me njërën nga banoret e reja, Sara Berishën.

Në një moment Graniti i mëson banores së re një lojë që e ka bërë me Fifin, e kjo e fundit e ka vënë re dhe nuk i ka pëlqyer aspak.

Në dhomën e gjumin ajo i ka thënë ish-futbollistit nga Kosova që nëse vazhdon e bën sërish me Sarën, atëherë atë lojë më me Fifin s’do e bëjë, derisa Graniti ka filluar të qesh me të.

Ndryshe, javën e kaluar Graniti i tha Fifit se e sheh thjesht si shoqe e motër, por jo se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.