Fillon zhvendosja e kiosqeve, në rrugën “Muharrem Fejza”

Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes Mati 1 në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga disa drejtorë kanë inspektuar procesin e lirimit të rrugës “Muharrem Fejza”.

Rama në konferencë, nga vendi ngjarjes, ka treguar se gjatë kësaj kohe ka negociuar me pronarët e kiosqeve për zhvendosjen e tyre.

Sipas tij, kjo mundëson zgjerimin e rrugës “Muharrem Fejza”, brenda 39 ditëve.

“Jemi në rrugën “Muharrem Fejza”, ka qenë premtim që do ta bëjmë zgjidhjen. Rrugën e kemi gjetë në gjendje shumë të keqe. Kemi marrë komunën në dhjetor, në dimër, kemi bë prej atëherë deri tash, jemi marrë me çështjen e shpronësimit, negocimit më pronarë, me ta nuk ishte marrë askush përpara. Për fat të mirë, kemi ardhe te pajtimi, ku jemi duke bë zhvendosjen e kabinave që do t’na lejojë përfundimin e kësaj rruge”.

“Krejt rruga përpjetë andej ka qenë në një gjendje shumë të keqe, ne kemi marrë masa menjëherë për me shtru me zhavorr sepse gjatë kohës me temperature nën zero, nuk mundesh me kry punë të tjera. Tash që jemi në pranverë, koha ka fillu me u përmirësu, jemi me temperature në plus, kemi një tempo të zhvillimit në “Muharrem Fejza”. Kemi 40 ditë, 39 prej sot deri në përfundimin e rrugës. Për 39 ditë do ta kryejmë këtë proces”, tha Rama.

“E kemi gjetë në gjendje shumë të keqe”, theksoi ai.