Flet axha i nxënësit të vrarë në fshatin Gllogjan

Jakup Hamzaj, xhaxhai  i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, tha se ai ishte gjallë gjatë kohës kur babai i tij shkoi në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, i vdekur ishte vetëm shoferi. E për lajmin ai tha se e kanë marr vesh nga nxënësit që ishin në autobus e që i mbijetuan sulmit.

“Lajmin e kemi dëgjuar mbrëmë rreth orës 19:00. Më kanë thirre në telefon dhe më kanë thënë ka ndodhur diçka, kanë gjujtë dhe u plagos L. Më thirri gruaja e vëllait. Vëllain veç e lajmëruan në telefon dhe i thanë atë nxënësit hajde shpejtë se na kanë gjujtë, na kanë plagos dhe ka viktima. I pari njeri ka shku aty. Vëllai im, ka shkuar më pas fshati krejt dhe ai i pari ka hyrë në autobus”, ka thënë ai, për “News 24.