Flet heroi i Cityt, Rodri: Isha i tmerrshëm në pjesën e parë

Manchester City të shtunën mbrëma mposhti Interin në finale të Champions League duke fituar trofeun e parë në histori të kësaj gare.

Heroi i City ishte mesfushori spanjoll, Rodri, i cili shënoi golin e fitores, dhe u shpall edhe MVP i finales, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se pati një paraqitje të tmershme në pjesën e parë, por falë trajnerit Guardiola mësoi nga gabimet dhe arriti të shënonte golin e fitores.

“Vërtet nuk e besoj. Është mbresëlënëse. Mbi të gjitha për shkak të mënyrës se si doli loja. Unë isha i tmerrshëm në pjesën e parë , diçka jashtë karakterit për mua. Por Trajneri më ka inkurajuar, më ka thënë në sy se kam gabuar, se kam qenë lider dhe se duhet të ndryshoj mentalitetin tim, këtë e kam bërë në një kohë si kjo dhe besoj se Zoti më ka dhënë. mua këtë moment”, tha Rodri.

Mesfushori spanjoll tha se kishte ëndërr të luaj në nivele të larta, por kurrë nuk e kishte menduar se do të ishte në një finale të Ligës së Kampionëve

“Ëndrra ime ishte të luaja në nivelin më të lartë, por kurrë nuk e kisha menduar se do të isha në një finale të Ligës së Kampionëve . Do të doja të falënderoja njerëz që më kanë besuar mua, njerëzit e Spanjës dhe nga Anglia që kanë udhëtuar për të qenë pranë nesh”, përfundoi Rodri.