Foda vendos për 11-shen startuese: Debuton Hajdari, Zhegrova në bankën rezervë

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka përzgjedhur 11-shen startuese për ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Përzgjedhësi i kombëtares dardane ka marrë disa vendime të rëndësishme, duke vendosur që prapë të luajë me pesë mbrojtës, si në ndeshjen ndaj Suedisë.

Mbrojtësi, Albian Hajdari debuton me fanellën e Kosovës, pas mugesës së Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës.

Ndërkohë, Edon Zhegrova mbetet në bankën rezervë.

Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Fidan Aliti, Albian Hajdari dhe Dion Gallapeni e përbëjnë mbrojtjen.

Leon Avdullahu dhe Elvis Rexhbeçaj janë në mesfushë, së bashku me Florent Muslijën. Në sulm janë dyshja Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe luhet në “Fadil Vokrri”.

Formacionet startuese:

Koosva: Muric; Vojvoda, Aliti, Krasniqi, Hajdari, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Rrahmani, Muriqi

Sllovenia: Oblak; Brekalo, Bijol, Drkusic, Karnicnik; Seslar, Cerin, Elsnik, Stojanovic; Gradisar, Sesko.