Franca e Anglia synojnë sot kalimin në çerekfinale

Këtë të diel do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në fazën e 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dy nga kombëtaret favorite të këtij turneu, Franca e Anglia, rikthehen sot me misionin për t’u kualifikuar tutje.

Kampionët në fuqi të botës do të takohen me Poloninë, në stadiumin “Al Thumama”, nga ora 16:00.

Kurse, “Tre Luanët” do të kenë punë me Senegalin. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 20:00, në stadiumin “Al Bayt”.

Ekipet fituese nga këto ndeshje do të takohen mesvete në çerekfinale.