‘Freestyle’ i Noizyt për dy ditë arrin 1.4 milion shikime

Rep-artisti lansoi një freestyle i cili u mirëprit nga fansat e tij.

Rigels Rajku vetëm dy ditë pas publikimit të projektit muzikor ka arritur një shikueshmëri jo edhe të vogël, shkruan lajmi.net.

Noizy përveç komenteve të shumta ka arritur mbi 1.4 milion shikime në YouTube.

Ai publikoi këngën me 16 prill me videoklip në të cilën e paraqiti tekstin në mënyre vizuale.

Ndryshe, pas publikimit në YouTube reperi shkroi se kënga nuk është diss.