Sunny Hill Festival

Frika nga tregu i hapur energjetik detyron biznese t’i anulojnë investimet

Hyrja në fuqi e vendimit për liberalizimi i tregut energjetik ka shkaktuar pasiguri dhe frikë në mesin e bizneseve të Kosovës. Pronari i një fabrike uji, me mbi 150 punëtorë, Alban Shala, thotë se nuk e ka të qartë vendimin për energjinë por sipas përllogaritjeve biznesi i tij do të paguaj energji elektrike 300% më shumë se që ka paguar në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Unë vitin e kalum për këtë muaj kom pagu 13 mijë euro. Në bazë të ofertës, që na ka pru KESCO do të paguaj 50 mijë euro. Pra 35 mijë euro më shumë. Normalisht që kjo do të shkaktojë telashe edhe në operim sepse me duhet t’i shtrenjtoj çmimet e produktit dhe unë automatikisht e humb tregun si të jashtëm ashtu edhe brenda Kosovës”, tha Shala për rtv21

Veç frikës se prodhimtaria e tij, duhet të shtrenjtoj çmimin e produktit, duke e humbur konkurrueshmërinë në treg. Shala, thotë se do të detyrohet që ta anulojë edhe investimin 8 milionësh për zgjerimin e fabrikës.

“ Une dikun këto pare duhet mi marr. Kur t’i shtrenjtoj çmimet, nuk më shiten produktet, duhet mi shkurtu vendet e punës. Ma e keqja, na është dashtë mos të them me e anulu me shty deri të qartësohet gjendja sepse nuk po dihet se çka po ndodhë. 8 milionë euro kam pasë me investu në mënyrë që t’i zgjerojmë kapacitetet por është dashtë me e stopu”, deklaroi ai.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut energjetik, që hyri në fuqi me 1 qershor është kundërshtuar nga përfaqëuses te bizneseve, të cilët u kritikuan nga qeveria në dorëheqje. Kryeministri në detyrë Kurti, një ditë pas nsikjes së zbatikit të vendimit e ka cilësuar një platformën shqiptare për blerje të rrymës si një ëndërr për Kosovën. Ai tha KEK ka nisur blerjen e energjisë për bizneset në treg të hapur. Ndërsa, ministrja në detyrë e ekonomisë, Rizvanolli, foli për çmimet që ofron platforma Alpex duke thënë se në dy ditët e fundit çmimi sillej prej 60 deri në 80 euro. Por nuk e i dha hollësitë sa do të jetë çmimi i plotë.

“Përtej frikës së sinqertë nga pasiguria që sjell liberalizimi i tregut në afat të shkurtër, e përtej zhurmës e klithmave të pasinqerta të disave (pak por të zëshëm), të ndajmë disa çaste për ta përbrendësuar e çmuar se çfarë është duke ndodhur, tha Rizvanolli.

Në anën tjetër, kryetari i klubit të bizneseve, Ilir Ibrahimi i tha rtv21 se si pasojë e liberalizimit të tregut të energjisë një kompani prodhuese në Kosovë veç se është mbyllur. Ibrahimi, gjithashtu ka ngritur alarmin se 2 qershori bizneset i gjeti në një situatë kaotike dhe pasigurie, duke e postimin e ministres në detyrë si qesharak.

“Një biznesi mesatar sot një ditë i kushton 1 mijë euro për energji elektrike. Kjo është verës, ministrja e nxorri bursën po thotë 60 euro dje sot 80 euro pra brenda 24 orëve ka shtrenjtim për 25% të energjisë elektrike por ministrja spo tregon se sa kushton trasnproti i energjisë sa do të jetë taksa sa do të kushtojë finalizimi i sjelljes së kësaj energjie andaj është qesharak ky postim dhe i pakuptueshëm”, theksoi Ibrahimi.

Në lidhje me situatën e krijuar për liberalizimin e tregut energjetik odat ekonomike dhe bizneset kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat deri në shtyrje të këtij vendimi.