Garë mes tre klubeve londineze për Dominic Solanken

Dominic Solanke ka qenë një nga shpresat e mëdha të futbollit anglez, kur në vitin 2017 debutoi me fanellën e Chelseat në moshën 18 vjeçare.

Atë vit sulmuesi i talentuar anglez iu bashkua Liverpoolit si transferim i lirë, por te The Reds dëshpërpoi ku realizoi vetëm një gol brenda dy viteve dhe u shit te Bournemouth.

Në vitin e tij të pestë te kuqezinjtë, Solanke ka shpërthyer duke realizuar 17 gola e duke asistuar në tre të tjerë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Sun Sport ka raportuar se ylli anglez ka oferta nga klubet e mëdha për ta bërë hapin e madh në karrierë, pasi tre skuadrat londineze si Arsenal, Tottenham Hotspur dhe West Ham United janë vënë pas tij.

Bournemouth dëshiron ta mbajë lojtarin, por duket shumë e vështirë me Solanken që dëshiron të bëj një hap para dhe të luaj edhe në garat evropiane.

Vlera e lojtarit ka shkuar në 50 milionë euro dhe skuadrat e interesuara për të duhet ta paguajnë këtë shumë për ta larguar nga Bournemouthi.

26-vjeçari përveç 17 golave në Ligën Premier, ka shënuar edhe dy të tjerë në garat e Kupës dhe ka shtuar një asistim.