Gareth Bale nuk e ka ndërmend të tërhiqet

Sulmuesi i Uellsit, Gareth Bale, ka thënë se pas ndarjes me Real Madridin, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe se planifikon të luajë edhe shumë vjet.

Bale nënshkroi kontratë me klubin amerikan Los Angles FC.

Ai planifikon të luajë shumë vjet dhe të lërë gjurmë në elitën e futbollit amerikan, MLS.

Bale ka shtuar se duke luajtur te Los Angelosi do të ketë mundësi që të paraqitet me Uellsin në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në fund të këtij viti.

“Të jem këtu më jep mundësi që të jem pjesë e ekipit të Uellsit në Botëror dhe kurrë nuk i dihet, ndoshta edhe një tjetër. Kam edhe shumë vite për të luajtur. Kam ardhur këtu dhe do të përpiqem që të qëndrojë sa më gjatë, nuk kam ardhur për gjashtë apo 12 muaj. Dua të lërë gjurmë në këtë klub dhe ligë dhe mezi pres që të fillojë”, u shpreh Bale në konferencën për media.

32-vjeçari ka firmosur kontratë me klubin amerikan vetëm për një vit.