Gashi: LDK-ja i refuzojë disa ministra që ishin ‘të zhytur’ nga VV-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ftuar në Debat Plus, derisa në këtë emision tha se këtë standard të ministrave që janë sot në qeveri që po tregojnë punë të mirë e krijoi Isa Mustafa në vitin 2014.

LDK-ja i refuzojë disa ministra të VV-së që ishin “të zhytur” (në kontekstin e krimit), në koalicionin e këtij fillim viti, tha Gashi.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi nga VV-ja që ia tha troç Gashit se po “gënjen” sepse LVV-ja sipas tij, i kishte prezantuar ministrat pa pasur një marrëveshje me partinë e këtij të fundit.

Pas kësaj Gashi u tregua i rezervuar dhe nuk i reagojë më tutje në mënyrë virtual Bislimit që mesazhin e tij e dha përmes telefonit të prezantuesit.