Gazmend Gashi me ambicie të mëdha: Sporti është shkencë në vete

Ish-boksieri i spikatur i Kosovës, Gazmend Gashi, tani e disa ditë e ka hapur qendrën sportive luftarake.

Synimi i tij, është që në një të ardhme të afërt të zbulojë e formojë edhe sportistë të kalibrit evropian.  

“Me sportin e boksit kam filluar të mrrrem në vitin 2007.  Si një i ri më shumë energji dhe entuziazëm kisha nevojë që energjinë e tepërt ta shpenzoja në një sport, dhe ky sport që ma ofronte atë që dëshiroja ishte sporti i boksit, ku nevojitet shpenzim i madh kalorish, dhe ne si popull çdo herë kemi qenë të shtypur, por asnjëherë të stepur e të lëkundur për t’u dëshmuar si popull edhe në ato vite.

Mbështetjen e parë në rrugëtimin tim në sportin e boksit e kom pas prej familjes.Në vitet e para vështirësitë kanë qenë të mëdha, kur dihet që në atë kohë ende, nuk ishte shpallur Pavarësia e Kosovës, ku nënkuptonte që asnjë federatë nuk ishte e pranuar me të drejta të plota në institucionet ndërkombëtare të sportit”, ka thënë Gashi. Ish boksieri thotë se gjithmonë ka pasur motiv shtesë për punën së bashku me vëllaun binjak, Arianin.“Motivi për punë dhe disiplina asnjëherë nuk kanë munguar, por një shtytje për vullnetin e kishte edhe vëllau im binjak, Ariani, i cili tani jeton dhe vepron në Gjermani, ku së bashku kemi filluar jetën sportive.