Genta dhe i dashuri i saj shijojnë udhëtimin në Barcelonë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat shpesh momente të ndryshme nga jeta e përditshme, përfshirë këtu çastet e këndshme që kalon me partnerin në udhëtime luksoze.

Së fundmi, çifti kanë vendosur që të vizitojnë një nga destinacionet më të veçanta të Spanjës.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Ata kanë udhëtuar për në Barcelonë, ku kanë shijuar çaste të këndshme së bashku duke shijuar pamjet e bukura të këtij qyteti.

Shumë prej momenteve të ëmbla të kaluara në shoqëri të njëri-tjetrit, dyshja nuk kanë hezituar që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në Instagram.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Genta dhe Huseyin përndryshe në një intervistë të dhënë në fund të vitit të kaluar, ishin shprehur se mendonin të martoheshin këtë vit.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Mirëpo duke parë situatën pandemike e cila vazhdon të bllokojë shumë procese, nuk dihet se sa do të jetë e mundur të zhvillohet dasma e çiftit.