148 raste të reja, 6 të vdekur nga COVID -19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë bërë 3008 testime, 430 të shëruar,  dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 148 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh.