Gërxhaliu: Ndërtimtaria e tregtia në Kosovë më të goditura nga koronavirusi

Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se vlerësuar se ndërtimtaria e tregtia në Kosovë më të goditua nga koronavirus, pasi që shumë produkteve u janë rritur çmimet në këtë kohë.

“Efekti i koronavirusit, do të ketë efekt në tërë ekonominë globale, ky efekt do të ketë mpakte negative edhe në ekonominë e Kosovës, çmimet tani janë rritur në shumë produkte që importohen nga Kina në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij shumë produktet në Kosovë janë importuar nga Kina në Kosovë me çmime më të lira dhe problemi i koronavitusri do të ndjehet në Kosovë, pasi që tani janë ndaluar importet nga Kina.

“Ndërtimtaria e tregtia në Kosovë më të goditua nga koronavirus, ne kemi importuar shumë produkte të amvisërisë, të elektronikës e produktet të tjera. Menjëherë pas ndalimit të importi të produkteve nga Made in China, ka filluar rritja e çmimeve në mbi 50 %  dhe kjo do të ketë mpakte negative në ekonominë kosovare”, tha ai.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se tregtarët nuk duhet të shfrytëzojnë këtë situatë për rritje të çmimeve, pasi që edhe situate sociale nuk është e mirë.

“Nuk duhet të bëhen veprime nga ana e bizneseve, menjëherë janë rritur çmimet, kjo do të ndikojë negativisht, edhe pasi që taksa ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja ka ndikuar në rritje të çmimeve”, deklaroi ish-kryetari i OEK-ut.