Gjashtë të lënduar në një aksident në fshatin Gllamnik të Podujevës

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe janë përfshirë dy automjete.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”.