Gjen armë në mal, gjatë pastrimit të saj plagos veten në kokë

Një burrë nga Prizreni ka plagosur vetën aksidentalisht në kokë gjatë ditës së djeshme.

Viktima sipas dëshmisë së gruas së tij ka gjetur një armë në mal dhe pasi është kthyer në shtëpi duke e pastruar armën kishe plagosur vetën në kokë.

“Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.