Gjendet i vdekur në Pejë, personi që ishte raportuar i zhdukur

Është gjetur pa shenja jete në Gllaviqicë të Pejës, personi i cili ishte raportuar si i zhdukur.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se një qytetar i ka lajmëruar se ka gjetur personin pa shenja jete.

Gashi gjithashtu bëri të ditur se dje policia kishte kërkuar bashkëpunim për gjetjen e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.