Gjendja me koronavirus: 42 mijë e 337 raste pozitive, 27 mijë e 821 të shëruar, 1087 të vdekur

Që nga 13 marsi 2020, kur edhe janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Kosovë, janë regjistruar 42 mijë e 337 raste pozitive.

Deri më tani nga koronavirusi janë shëruar 27 mijë e 821 persona.

Ndërkaq nga ky virus deri më sot në vendin tonë kanë vdekur 1 mijë e 87 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë testuar 151 mijë e 363 të dyshuar për SARS COV-2.

Kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 429.

“Numri total i rasteve pozitive është 42.337 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.429”, ka njoftuar IKSHPK.