Lëndohen gjashtë persona në aksident trafiku

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 06:55, tek “Pallati i Drejtësisë” në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshirë tre vetura.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Rasti është duke u hetuar.