Gjenetika luan rol të madh në reagimin ndaj dietave

Një studim i thelluar i publikuar në revistën Cell Metabolism ka zbuluar se reagimi i trupit ndaj një diete të caktuar është i lidhur ngushtë me faktorët gjenetikë individualë. Kjo do të thotë se dieta e cila rezulton efektive për një person, mund të mos japë të njëjtat përfitime te një tjetër – madje në disa raste mund të ketë edhe efekte anësore.

Hulumtuesit analizuan qindra individë duke u bazuar në kodin e tyre gjenetik dhe si reagoi trupi i tyre ndaj karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Rezultatet treguan ndryshime të mëdha në nivelet e sheqerit në gjak, kolesterolit dhe metabolizmit, pavarësisht nga dieta “e njëjtë”.

Ky zbulim e rrit rëndësinë e ushqyerjes së personalizuar, qasje kjo që kombinon testet gjenetike me këshillimin nutricional për të ndërtuar plane ushqimore unike për çdo individ. Në të ardhmen, dietologët mund të punojnë si “trajnues të