Goli i 106-të për Ronaldon, Portugalia me fitore të thellë

Ndonëse ka vuajtur shumë për të thyer mbrojtjen e Hungarisë, Portugalia e ka nisur me fitore bindëse Evropianin e futbollit. Portugalia të martën në Budapest në stadiumin e stërmbushur me shikues fitoi 3:0 ndaj Hungarisë. Por golin e parë portugezët e shënuan vetëm në minutën e 84-t, me Raphael Guerreiron.

Më pas në skenë doli superylli Cristiano Ronaldo që shënoi dy gola për fitoren bindëse. Fillimisht Ronaldo shënoi nga penalltia për 2:0 në minutën e 87-të. Në minutën e 92-të, Ronaldo shënoi edhe golin tjetër.

Ai realizoi nga afërsia, pas një aksioni të bukur të portugezëve. Ronaldo ka arritur në shifrën e 106 golave me Portugalinë. I është afruar fare pranë rekordit të jashtëzakonshëm për gola me përfaqësuese. Rekordin e mban iraniani Ali Daei me 109 gola. Me efikasitet si në ndeshjen e së martës, Ronaldo do ta thyer rekordin gjatë Euro 2020.