Graciano eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Balerini Graciano Tagani është eliminuar mbrëmjen e së martës nga spektakli Big Brother VIP Albania 3.

Ai rezultoi më pak i votuari në një televotin të fortë, ku të nominuar ishin edhe: Roza Lati, Metiton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Ilnisa Agolli dhe Egla Ceno.

Me të arritur në studio, fati nuk ishte në anën e Gracianos pasi ai pati një biletë njëdrejtimëshe dhe jo një biletë kthimi.

Përgjatë qëndrimit në BBVA, Graciano u bë pjesë e shumë debateve dhe dinamikave të ndryshme në shtëpi, ku ndër to u veçua hapja e kutisë së pandorës, ku ai mori hak ndaj kundërshtarit të tij, Romeos, duke e çuar në një televotim me të dashurën e tij, Heidi Baci, dhe mikun e ngushtë, Elvis Murtajn.

Ky ka qenë Big Brother-i i dytë për Gracianon, pasi më parë ai ka qenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother, në kohën kur ky format nuk organizohej me VIP, por vetëm me personazhe të thjeshtë.

Ai përndryshe është i martuar me bukuroshen nga Prishtina, Argjira Spanca, dhe së bashku jetojnë në Tiranë.