Grenell e quan të pavërtetë deklarimin e Joseph se në Uashington po diskutohet edhe ndarja e Kosovës

I Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, pasi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, ishte arrihet marrëveshja finale, për të cilën ai thotë se është marrëveshja e njëjtë për të cilin ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit

Sipas Joseph, kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve dhe se në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova.

Grenell i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Joseph.

Ai thotë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës.

Ndër të tjera Grenell thotë se Joseph po tregohet i pamatur me të tilla deklarata.