GROW – lansohet dritarja e garancioneve bankare për investime në energji

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore(FKGK) dhe partnerët promovuan sot dritaren e re të garancionevebankare GROW (Green Recovery and Opportunity Window) e cilado të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji tëripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë. 

Nëpërmjet GROW – Dritarja Rimëkëmbjes dhe Mundësive tëGjelbërta do të jepen garanci të reja për institucionet financiarepartnere në dobi të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përfinancimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshmedhe efiçencës së energjisë.

Projekti GROW i dizajnuar dhe financuar nga Fondacioni iMilleniumit i Kosovës (MFK) dhe i përkrahur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), hapi sot fazën e dytë të projektit.  Falë kapitalit prej 6 milion Euro të donuar nga qeveria gjermanepërmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, dhe garancioneveshtesë te lëshuara nga agjencioni federal amerikan DFC, dritarja e ree implementuar nga FKGK do t’i ndihmojë institucionet partnerefinanciare në kreditimin e sektorëve të cilët nuk janë shërbyer derimë tani.

Si pjesë e fazës pilot, FKGK ka nënshkruar marrëveshjen me bankën ProCredit, si partneri i parë financiar i cili do të ofrojë këtëlloj shërbimi për klientët e tij. Së shpejti do të vijojë bashkëpunimime institucione të tjera financiare në Kosovë. 

“Kriza energjetike në Kosovë ka nxjerrur në pah mungesën e investimeve në gjenerimin e energjisë në Kosovë. Barra është bërëedhe më e madhe për ekonominë e Kosovës. Kjo dritare e garancioneve bankare do të ndihmojë në fillimin e gjenerimit tëgjelbër dhe do t’i ndihmojë bizneset të marrin kontrollin e kostove tëtyre të energjisë”- u shpreh Sarah Olmstead, Drejtore e MCC-së përKosovë.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se “ky projekt do të mundësojë rritjen e potencialit garantues të FKGK-së, duke bërëtë mundur rritjen e numrit të përfituesve nga garancionet që lëshonky institucion, ku një numër më i madh i bizneseve me vështirësi tëqasjes në financim kreditor, do të mund të sigurojnë qasje me kushtelehtësuese në këtë burim financimi“.

Drejtori i Fondit Kosovar për Garanci Bankare, Besnik Berisha, deklaroi se: „Misioni i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore ështëlehtësimi i qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe tëmesme. Në rastin konkret „Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësivetë Gjelbërta” do të mbështesë fuqizimin e investimeve në këtëdrejtim, gjë që është thelbësore për një zhvillimin ekonomik tëqëndrueshëm dhe rritjen e aftësisë konkuruese të ndërmarrjevekosovare.

“GROW filloi me analizën e pengesave për zhvillim që na ndihmoitë kuptojmë se si të mundësojmë investime në energjinë e gjelbër. Gjatë gjithë procesit, për katër vitet e fundit, ekipi i MFK-së ka punuar me durim dhe zell me FKGK-në për të siguruar që të gjithapritjet dhe synimet janë përmbushur!” – shtoi Petrit Selimi, DrejtorEkzekutiv i MFK-së.

“GROW – vërtet një dritare e mundësive në Kosovë”, theksoi Vera Baumann – Shefe e Koordinimit për Bashkëpunim dhe Zhvillim nëAmbasadën e Gjermanisë. “Duke qenë se investimet e huaja porriten kjo dritare do t’iu hapë kompanive kosovare mundësibashkëpunimi me investitorë të huaj në të ardhmen.” 

René Eschemann, Drejtor i KfW për Kosovë theksoi: “Krizaenergjetike ofron mundësinë për të rimenduar burimet dhepërdorimin e energjisë – si mund të reduktojmë konsumin tonë tëenergjisë dhe gjurmën e karbonit, ta reduktojmë varësinë ngaenergjia dhe të kthehemi drejt energjisë së gjelbër dhe zgjidhjeveefiçiente. Dritarja e re e garancisë së FKGK-së ofron mbështetje përkëto investime të gjelbra në Kosovë – për të mirën e bizneseve, përtë përshpejtuar rritjen e sektorit të teknologjisë së gjelbër në vend dhe për të mirën e planetit tonë”.

GROW tashmë ofron asistencë teknike falas për bizneset duke ishqyrtuar potencialet dhe nevojat tyre për të investuar në energjisolare por edhe efiçiencë të energjisë.  Përmes trajnimeve tëndryshme mbarë Kosovës, mbi 100 kompani janë informuar përaspektet teknike dhe financiare të këtyre investimeve. 

Bizneset mund të aplikojnë përmes growkosovo.com për të fituarndihmë teknike falas dhe për të mësuar më shumë rreth mundësiveqë ofron GROW.