Guvernatori Mehmeti uron Szunyog në Ditën e Evropës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ia ka uruar Ditën e Evropës, shefit të Zyrës së BE-së/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihmën dhënë Kosovës dhe BQK-së në procesin e Integrimit Evropian, duke uruar ditën që simbolizon paqen dhe unitetin në Evropë.