Hagë: Vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK

Në Gjykatën Speciale do të vazhdojë seanca ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Për të katërtën ditë me radhë dëshmitarja e ZPS-së, Zenka Pumper do të vazhdojë të dëgjohet në këtë gjykatë.

Gjatë së mërkurës avokati mbrojtës i ka prezantuar dëshmitares disa artikuj të publikuar në media, në të cilët përmenden emra të personave, disa prej tyre serbë.