Hajnat bëjnë “kërdi” në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, vodhën ari e para qindra mijëra euro

Ish-miss Kosova, Agnesa Vuthaj, sot ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shtëpinë e saj në Çagllavicë kanë hyrë hajnat dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe stolish të çmuara nga ari.

Demokracia.com raporton se shtëpia e Vuthajt në Çagllavicë ka qenë objektiv i hajnave dhe asaj i është vjedhur një sasi e madhe e parave “kesh” (para të gatshme) dhe stolive të arit.

Vjedhja mësohet se është raportuar edhe nga vetë ajo në Policinë e Kosovës.

Vuthaj, pasi i ka dëgjuar pyetjet rreth vjedhjes në shtëpinë e saj, e ka ndërprerë thirrjen dhe më nuk është lajmëruar fare.

Pre e hajnave gjatë muajit të kaluar ka qenë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, të cilit në banesën e tij, u vodhën 50 mijë euro cash.