Hapet Laboratori Hungarez në Prishtinë – testet njihen në të gjithë botën

Të enjten është hapur në Prishtinë Laboratorit Hungarez “IPL Neumann Labs”, i cili do të kryejë testime për të gjitha variantet e COVID-19, teste këto që do të njihen ndërkombëtarisht.

Drejtori laboratorit, Musa Ahmet, tha se mostrat e marra në Kosovë do të përpunohen në Budapest.

“Ky laborator vjen si rezultat i bashkëpunimit nga fusha e mikrobiogjisë, sidomos për testet e PCR, të cilat do të përpunohen në Budapest, për mostat e marra në Kosovë”, thekson ai.

Sipas Ahemtit, rezultatet e testeve nga Laboratori hungarez në Prishtinë, do të njihen në të gjithë botën.

Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Jozev Bence tha se pandemia vazhdon akoma sado që numri i rasteve ka shënuar ulje, duke besuar se laboratori do t’i shërbejë bashkëpunimit të mirëfilltë të të dyja vendeve. “Numri i rasteve me COVID-19 është duke rënë, por prapë kemi pasur shumë të vdekur. Besoj që ky laborator do të shërbej si një bashkëpunim i mirëfilltë i vendeve”, ka thënë Bence.

Kurse përfaqësues i “Neuman Diagnostic” për Ballkan Gabor Kalman tha se kanë përvojë mbi 20 vjeçare në këtë lëmi dhe se bashkëpunimi me kosovarët është edhe një sukses tjetër i tyre.

“Neuman Labs ka diagnostikuar sëmundje nga më të ndryshmet dhe ne nuk jemi këtu për një sukses te shkurtër, por më afatgjatë duke përfshirë bashkëpunim tutje”, tha Kalman.

Ndërkaq, doktoresha Etleva Lala, deklaroi se ky laborator do shërbej si fillim i mbarë dhe një shpresë për përmasimin e shëndetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonit. “Ky laborator shërben si  një bashkëpunim dhe një fillim që duket i vogël por një shpresë e madhe për përmasimin e shëndetit në rajonin tonë dhe jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin”, tha Lala.