Hapoel Tel Avivi interesohet për Beqirajn

Sulmuesi kosovar i përfaqësueses së Malit të Zi, Fatos Beqiraj, mund të kthehet sërish të luajë në kampionatin e Izraelit. Interesim për futbollistin kosovar të skuadrës polake, Wisla Krakow ka shprehur Hapoel Tel Aviv, ka njoftuar “sport1.maariv.co.il”.

Beqiraj pritet të largohet shpejtë nga skuadra polake, ku nuk arriti të shënojë asnjë gol që kur u transferua nga skuadra tjetër izraelite, Maccabi Netanya. Pjesë e Wislës, Beqiraj u bë në qershor të vitit të kaluar, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.