Haradinaj i drejtohet Kurtit me tri pyetje publike rreth Asociacionit: Jepi përgjigjet, ndale mashtrimin

Kryetari në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar Kryeministrit Albin Kurti me tri pyetje publike.

Ky reagim i Haradinajt erdhi pas deklaratës së Kurtit se nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

“E para: A jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?”.

Dhe pyetja e tretë që e ka bërë Haradinaj është: Nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?”.

Në fund të tekstit të tij, Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit që t’i ndalë mashtrimet.