James Rubin ka vazhduar dëshminë në Hagë, duke u deklaruar edhe për marrëveshjen për demilitarizimin e UÇK-së.
Në fund të qershorit të vitit 1999, Rubin tha se ishte në Kosovë për të mbështetur procesin, në kohën kur lufta po afrohej drejt fundit.
Ndër të tjera, ai foli për marrëdhënien e Thaçit me komandantët e UÇK-së.
“Kjo ishte negociatë e pazakontë për shkak të vendimmarrjes së palës tjetër. Ne duhet të pasqyronim pikëpamjet e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe të botës që merrnin pjesë në KFOR. Pas nesh kishim shumë shtete që duhet të përfaqësonim.
Dhe nga ana tjetër kishim strukturën e UÇK-së që nuk e kuptonim shumë mirë. Ajo që po kërkonim ne ishte demilitarizimi i UÇK-së. Hashimi ishte shumë i ri, 30 vjeçar, personat e tjerë, komandantët ishin të vjetër, ai nuk ishte person përgjegjës, nuk kishte njohuritë, apo kompetencën për të marrë vendime.
Ajo që kishte ai ishte dëshira për të nënshkruar marrëveshjen, unë këtë e përktheva si një lloj roli të ministrit të jashtëm. Rol politik.
Sa i takon ndryshimit të fjalëve, është bërë nga komandantët në bashkëpunim me britanikët. Ajo që bënte ai ishte person që ishte fytyra e UÇK-së, rol të ngjashëm me atë të ministrit të jashtëm, atë që Albright do ta bënte sikur të ishte një situatë të tillë.”