Helikopterë serbë fluturojnë përbri kufirit me Kosovën

Tre helikopterë të Ushtrisë së Serbisë kanë fluturuar afër kufirit Kosovë-Serbi në Jarinj.

Sipas Kosovo-online këta helikopterë janë të tipit “MI-35”, prodhim i Rusisë.

Ata kanë fluturuar përreth vijës kufitare për disa minuta dhe më pas janë larguar që aty. Ata llogariten si prej helikopterëve më të mirë sulmues në botë.

Ndërkohë ka pasur raportime nga mediat në Kosovë se këta helikopterë kanë kaluar kufirin dhe janë futur në Kosovë, çfarë mbetet e pakonfirmuar deri më tani.