Horoskopi 11 maj 2025

Dashi – Do të ndiheni pak i acaruar nga mospërputhja e mendimeve me dikë. Ndjesia për të shprehur mendimin tuaj është e parezistueshme, por a ia vlen të fitoni nëse do t’ju kushtojë marrëdhënien? Një koment i mprehtë mund tëlërë shenjë. Kompromisi duket i pamundur, por energjia planetare do të ndryshojë dhe do të sjellë zgjidhje.

Demi – Jini sa më të hapur këto  ditë. Nëse jeni rezervuar për t’i zbutur situatat, kjo mund të dalë në sipërfaqe. Do të ndieni nevojën për të zbuluar diçka që keni fshehur, sidomos nëse ndiheni fajtor. Nuk është i rëndësishëm vetëm sinqeriteti, por edhe koha.

Binjakët – Instinkti po ju shtyn të hulumtoni mbi diçka dhe të zbuloni çfarë ju duhet të dini, por ajo që do të bëni është çështje tjetër. Energjia planetare favorizon takimet e këndshme që do t’i shijoni shumë.

Gaforrja – Nëse s’bini dakord me diçka, duhet ta thoni ose të vuani pasojat. Dëshira për të ndarë këndvështrimin tuaj duket urgjente. Do të frymëzoheni për t’u lidhur me një mësues apo një filozofi që  hap dyer të reja.

Luani – Përfshirja emocionale në çështje kyçe mund të jetë e lodhshme, kurse refuzimi për t’u përfshirë në to do t’ju bëjë të ndiheni të qetë. Duket se jeni kapur pas një çështjeje që nuk po zgjidhet. Takimi me njerëz të rinj dhe realizimi i aktiviteteve të  ndryshme do ju ndihmojë ta shihni në perspektivë.

Virgjëresha – Doni diçka më të thjeshtë, por e dini që rezultatet kanë nevojë për përpjekje  të vërteta.  Zakonisht doni që të mos  anashkaloni asgjë, por rrugët e shkurtra duken tunduese. Nëse keni një synim, mund të duhet më shumë energji apo përkushtim nga sa mendonit. Mund të bëni gjëra të vështira dhe në mënyrë të shkëlqyer. Qetësohuni dhe mos e lini presionin të devijojë progresin.

Peshorja – Nuk jeni në gjendje për të kafshuar gjuhën që të mos lëndoni ndjenjat e dikujt nës  keni ndier se ka pasur një konflikt nën sipërfaqe. E njëjta gjë ndodh edhe për anën jetër. Mund të gjeni një rrugëdalje që ky raport të vazhdojë ose mund që për momentin, t’i thoni mirupafshim njëri-tjetrit.

Akrepi – Do të dyzoheni për të zgjedhur atë që dini apo një rrugë  të re. Edhe pse ajo që dini mund t’ju ngushëllojë, ju thërret edhe e ardhmja. Nuk ka pse ta lini pas të vjetrën, por jini të hapur ndaj ideve të reja.bëni bashkë mençurinë dhe krijimtarinë, përshtatuni dhe do të habiteni sesa mirë do të ndiheni.

Shigjetari – Një përplasje mendimesh mund të ngatërrojë gjërat. Një debat i fuqishëm ka potencialin të ndryshojë gjendjen  por kini kujdes sesi e vijoni. Mund të jeni brilant, por diplomacia do të jetë më  efektive. Bisedat me takt do ju bëjnë të dukeni më i zgjuar.

Bricjapi – Disa çështje po i drejtohen një përfundimi të lumtur, por të tjera janë penguar. Nëse ndodheni në një rrugë qorre, lejoni intuitën t’ju udhëheqë. Pak pushim do t’i japë dorë gjenialitetit tuaj.

Ujori – Jeni në dilemë nëse duhet të luani në mënyrë të sigurt apo të jeni kurajoz. Një pjesë juaja do që t’i qëndroni asaj që dini, por tjetra kërkon ndryshim. Tensioni ekziston po aq sa mundësia. Shmangia e rrezikut nuk e kënaq vizionin tuaj. Dëgjoni instinktin.

Peshqit – Keni një nxitje të brendshme për të ndryshuar mënryën e të menduarit mbi diçka që po ju pengon. Ky është momenti kur duhet të përqafoni një këndvështrim më të gjerë, gjithëpërfshirës për botën dhe veten. Ky mund të jetë revolucioni që keni kërkuar.