Dashi – Lidhja e Afërditës dhe Neptunit në shenjën tuaj bën që të rrezatoni një sharm magnetik që njerëzit s’arrijnë ta përcaktojnë. Zjarri shkrihet me vizionin duke bërë që prania juaj në marrëdhëniet familjare, dashurore apo profesionale të ndihet fuqishëm. Jeni i parezistueshëm.
Demi – Një ide mund të gjallërojë synimet tuaja dhe t’ju entuiziazmojë. Mund të jetë e butë dhe thuajse surreale, por domethënëse. Lëreni imagjinatën të endet sepse në ëndrrat tuaja ka gjëra me vlerë. Kjo ide mund t’ju çojë drejt krijimit, qëllimeve shpirtërore apo ambicieve.
Binjakët – Jeni kapluar nga një ide se dikush mund të mos jetë siç e kishit menduar. Sigurisht shkëlqimi mund të zbehet, por dukee ndryshuar këndvështrimin nuk është se do të humbisni diçka, thjesht do ta shihni tjetrin më qartë dhe do ta vlerësoni për atë që është.
Gaforrja – Lidhja Afërditë-Neptun bën që një synim të duket fisnik, frymëzues dhe sikur ia vlen, por duhet t’i shihni gjërat më me kujdes. A u përshtatet parimeve tuaja apo thjesht ju tërheq? Lidhja kozmike përzien qëllimin me iluzionin, kështu që merrni kohën tuaj.
Luani – Keni dëshirë të fortë për të udhëtuar. Lëreni imagjinatën të vrapojë, frymëzohuni dhe edhe sikur ky udhëtim mos të ndodhë, në vetvete po kërkoni diçka të re, me energji dhe që t’ju përfshijë shpirtërisht.
Virgjëresha – Tundimi për një person, blerje apo ide pasionante është i vështirë për t’u injoruar. Është diçka e vërtetë apo një shpërqendrim i bukur? Ana praktike mund të jetë pak e turbullt sot, kështu që ndaluni pak përpara asaj që duket e parezistueshme.
Peshorja – Do t’i shihni gjërat më të bukura nga ç’janë në të vërtetë, kështu qqë duhet të rregulloni pak këndvështrimin sot. Mos u kapni pas së përsosurës sepse do të zbuloni që e kundërta mund të jetë po aq e bukur. Njerëzit janë gjithnjë duke ndryshuar dhe që marrëdhëniet të lulëzojnë, duhet të jeni më pranues.
Akrepi – Jeni në momentin më të mirë për t’u marrë me veten, me shëndetin, me lumturinë. Shiheni veten me forcë, energji dhe duke jetuar sipas rregullave tuaja. Gjeni ekuilibrin midis mirëqenies dhe kënaqësisë dhe do të ndieni një motivim të jashtëzakonshëm.
Shigjetari – Keni qëllime të mëdha dhe mund të synoni një rezultat fantastik, me fishekzjarre e duartrokitje. Mos shjkoni menjëherë drejt finales sepse shpërblimi i vërtetë janë hapat drejt saj. Shijoni rrugën, procesin dhe përvojën.
Bricjapi – Lidhja Afërditë-Neptun tregon që bukuria mund të na mashtrojë. Përmbahuni nga vendimet impulsive dhe jepini vetes kohë për të menduar mbi diçka para se të veproni.
Ujori – Nëse jeni në prag të mbylljes së një marrëveshjeje apo një premtimi, shihni detajet e vogla. Mund të humbisni shumë pasi shkëlqimi të zbehet. Lidhja planetare turbullon kufijtë, ndaj verifikoni detajet. Përpiquni të mos mbingarkoni veten.
Peshqit – Financat janë prioriteti i ditës dhe s’është momenti për të menduar pozitivisht. Qëndrojini fakteve, numrave dhe evitoni shpenzimet impulsive. Në të kundërt, do të pendoheni më vonë.