Sunny Hill Festival

Horoskopi 22 qershor 2025

Dashi – Mos u nxit për vendime të mëdha. Kjo ditë mund të sjellë tension në marrëdhënie, sidomos me figura autoriteti. Dielli përballë Saturnit të vë në provë durimin – përpiqu të mos reagosh me impuls. Një bisedë e ndershme mund të shmangë një konflikt të panevojshëm.

Demi – Sot është dita për të sqaruar çështjet e mbetura pezull. Mund të ndjesh ngarkesë nga përgjegjësitë, por nëse ruan qetësinë dhe nuk heq dorë, vjen edhe shpërblimi. Bëj kujdes me shpenzime. Ka gjasa të teprosh për të “shuar” stresin.

Binjakët – Fokusohu në detaje dhe kujdes në komunikim. Kjo është një ditë ideale për të rishikuar planet, kontratat, apo edhe mënyrën si po e menaxhon kohën. Në marrëdhënie, mungesa e durimit mund të krijojë keqkuptime. Merr frymë thellë para se të flasësh.

Gaforrja – Dita nis me ngarkesë emocionale. Dielli në shenjën tënde bën kënd të vështirë me Saturnin dhe mund të ndjesh sikur të gjithë presin shumë nga ty. Kujdes me ndjenjat e fajit apo ndjesinë e izolimit, hapu me dikë të afërt, do të ndihesh më mirë.

Luani – Bëj një hap pas për të reflektuar. Nuk është dita për të ndriçuar skenën, por për të menaxhuar prapaskenat. Një vendim i nxituar mund të dëmtojë reputacionin. Koha për introspeksion është shumë më me vlerë sot sesa shfaqjet publike.

Virgjëresha – Qetësi, rregull, dhe… distancë nga dramat. Miqtë mund të jenë burim mbështetjeje, por edhe stresues nëse ke prirje të marrësh gjithçka personale. Një ide e re profesionale ka potencial, por kërkon më shumë strukturë para se të dalë në dritë.

Peshorja – Presioni për të qenë perfekt në sy të të tjerëve është real. Kjo ditë kërkon që të vendosësh kufij sidomos në punë. Mund të ndjesh sikur të tjerët po të kritikojnë më shumë se zakonisht. Mos merr çdo fjalë personale dhe qëndro në standardet e tua.

Akrepi – Gjërat që po përpiqesh të fshehësh nga vetja, dalin në sipërfaqe. Sot do të ndjesh nevojën për të kuptuar më thellë një situatë, por mund të ndihesh konfuz. Udhëtimet ose planet akademike kanë nevojë për një rishikim praktik.

Shigjetari – Një marrëveshje financiare ose emocionale kërkon më shumë qartësi. Mund të ndjesh mungesë besimi tek dikush ose të dyshosh në veten tënde. Sot është dita për të diskutuar pa filtra dhe për të marrë kontrollin mbi frikërat që të frenojnë.

Bricjapi – Marrëdhëniet janë në fokusin kryesor, jo domosdoshmërisht në mënyrën më të lehtë. Një partner, mik apo koleg mund të tregojë një anë të ftohtë që të lëndon. Mos u mbyll – vendos kufij dhe kërko bashkëpunim, jo vetëm kompromis.

Ujori – Koha për të sistemuar rutinën dhe trupin. Nëse ndihesh i lodhur ose i paorganizuar, është shenjë që trupi dhe mendja po kërkojnë pushim dhe strukturë. Fokusohu në zakone të shëndetshme – do ndihesh më i fuqishëm për të përballuar çdo sfidë.

Peshqit – Ndjeshmëria jote është arma më e fuqishme sot. Por kujdes të mos e kthehesh në viktimë të emocioneve të të tjerëve. Kreativiteti lulëzon, por ke nevojë për më shumë disiplinë për ta kthyer në diçka konkrete.