Sunny Hill Festival

Horoskopi, 24 qershor 2025

Dashi – Sot do të jeni më të hapur se kurrë dhe do të provoni përvoja të reja me atë që keni në dorë. Do të jeni entuziastë dhe të lumtur gjatë gjithë kohës. Beqarët do të kenë një takim shumë të këndshëm në një vend që e pëlqejnë shumë. Edhe financat do të jenë në ditën e tyre të mirë. Do të bëni shpenzimet që dëshironi pa pasur tronditje.

Demi – Herë pas here do të keni debate me partnerin, por falë maturisë që do të tregoni, do t’i kaloni menjëherë. Jupiteri do të ndikojë që beqarët të pranojnë ftesat që do t’u bëhen dhe të nisin një etapë të re. Financat nuk do të jenë aspak të qëndrueshme. Shmangni çdo lloj shpenzimi, të paktën për një periudhë.

Binjakët – Jeta në çift do të jetë mjaft e turbullt gjatë kësaj dite. Nuk do të bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe do të këmbëngulni të bëni sipas mendjes tuaj. Nëse vazhdoni kështu, nuk do të çoni askund. Beqarët mund të njihen me persona të rinj, por edhe financat do të jenë të vështira. Pa ndihmën e familjes nuk do ta kaloni dot situatën.

Gaforrja – Dita e sotme do të jetë e qëndrueshme dhe herë pas here mund të ketë surpriza të këndshme. Përfitoni sa më shumë. Beqarët nuk duhet t’u besojnë të gjithëve që përpiqen t’i joshin, pasi mund të pendohen më vonë. Në planin financiar, reflektoni mirë para çdo shpenzimi nëse nuk doni të mbeteni pa para.

Luani – Sot do të shprehni ndjenjat ndaj partnerit në një mënyrë ndryshe dhe do ta bëni të ndihet shumë mirë. Në mbrëmje do të keni edhe momente romantike dhe pasionante. Beqarët do të kenë një ditë normale dhe ende nuk do të gjejnë princin e tyre të kaltër. Për financat, mos u demoralizoni edhe nëse nuk keni arritur t’i stabilizoni. Ulni shpenzimet sa më shumë.

Virgjëresha – Sot do të jetë e vështirë të ruani qetësinë në jetën tuaj në çift. Partneri do të jetë në humor të keq dhe gjithmonë do të kërkojë të dalë i fituar. Edhe për beqarët nuk këshillohen hapa të rinj. Qëndroni vetëm për sot, nesër nuk dihet. Financat do të jenë të vështira nëse përpiqeni gjithmonë të dukeni me shpenzime të mëdha. Shtrëngoni rripin.

Peshorja – Sot është një ditë e mrekullueshme për të dashuruarit. Do t’ju ndodhin gjëra aq të bukura sa do ta keni të vështirë t’u besoni syve. Beqarët do të kenë njohje të reja, por për shkak të dëshirës së madhe për një lidhje të shpejtë, mund të gabojnë. Kujdes! Në planin financiar, gjërat duhet vënë në rregull sa më parë. Nëse i lini pas dore, do të përballeni me vështirësi.

Akrepi – Jeta në çift do të jetë mjaft e qëndrueshme dhe aspak konfliktuale. Secili do të respektojë tjetrin dhe nuk do të përpiqet të dominojë. Beqarët mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një lidhjeje. Për të përmirësuar financat nuk është nevoja të bëni sakrifica të mëdha, sepse mund të humbisni edhe paratë që keni.

Shigjetari – Jeta në çift do të jetë prioritet për ju sot. Do të lini pas dore gjithçka tjetër vetëm që lidhja të ecë mirë. Deri në mbrëmje do të keni zgjidhur edhe situatat më delikate. Beqarët nuk do të gjejnë princin e tyre të kaltër, por kjo nuk do t’i bëjë pesimistë. Buxheti do të jetë i mirë, megjithatë shmangni shpenzimet e mëdha derisa gjendja të përmirësohet më tej.

Bricjapi – Marrëdhënia me partnerin do të fillojë ngadalë të përmirësohet. Do të kaloni më në fund një periudhë të vështirë gjatë së cilës keni vuajtur shumë. Beqarët do të pëlqejnë shumë një person që në fillim nuk do t’u duket në nivelin e tyre. Financat do të jenë më mirë se kurrë më parë. Do të ndiheni të qetë dhe mund të bëni edhe ndonjë investim.

Ujori – Marrëdhënia me partnerin do të ftohet gjatë kësaj dite. Nuk do të bini dakord për asgjë me të dhe situata do të dalë plotësisht jashtë kontrollit. Edhe beqaret nuk do të jenë në humor për të kërkuar princin e tyre të kaltër. Disa mund të mbyllen në vetvete. Bilanci financiar do të ketë tronditje të vogla. Nëse shmangni investimet e tepruara, mund të ia dilni.

Peshqit – Sot do të jetë një ditë harmonike për të gjithë të dashuruarit. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do të përpiqen t’i zgjidhin me qetësi. Beqarët do të kenë një ditë normale, pa takime të veçanta. Ende nuk ka ardhur koha për të ndryshuar status. Financat do të jenë të dobëta, ndaj më mirë shmangni çdo lloj investimi.