Sunny Hill Festival

Horoskopi 25 maj 2025

Dashi-Fundjava sjell një shpërthim energjie. Marrëdhëniet romantike janë në fazë ripërtëritjeje, ndërsa në punë është e këshillueshme të shmangësh reagimet impulsive. Ec me hapa të kujdesshëm.

Demi-Një periudhë e qëndrueshme në dashuri dhe në jetën personale. Çiftet gjejnë sërish harmoninë, ndërsa beqarët kanë mundësi për njohje të reja. Angazhohu aktivisht në çështje sociale apo personale.

Binjakët-Do të ndiheni të zënë me shumë angazhime, ndaj menaxhimi i kohës është thelbësor për të shmangur stresin. E diela sjell surpriza të këndshme në aspektin sentimental.

Gaforrja-Kërkoni qetësi dhe intimitet. Fundjava është e favorshme për të forcuar marrëdhëniet me familjarët dhe partnerin, por bëni kujdes me shpenzimet dhe menaxhimin e parave.

Luani-Një fundjavë pozitive ku veprimet personale dhe dashuria janë të favorizuara. Mos e shtyni punën, vepro me vendosmëri dhe besim.

Virgjëresha-Një kohë për reflektim dhe për të analizuar marrëdhëniet dhe strategjitë profesionale. Ndryshimet mund të sjellin përmirësime, por kërkojnë durim.

Peshorja-Qetësia mbizotëron. Beqarët janë të favorizuar për njohje të reja, ndërsa në punë mund të paraqiten mundësi të papritura. Bëhu i hapur ndaj tyre.

Akrepi-Intensitet emocional dhe nevojë për sqarime. Fundjava është e përshtatshme për të zgjidhur çështje të vjetra. Në dashuri, dëgjimi është thelbësor.

Shigjetari-Ndjeni nevojë për liri dhe eksplorim. Udhëtimet e shkurtra do të jenë çliruese. Në dashuri, tregoni më shumë vlerësim ndaj atyre që ju rrethojnë.

Bricjapi-Kohë e mirë për riorganizim. Rishiko projektet dhe qëllimet personale e profesionale. Gjej ekuilibrin mes detyrave dhe kohës për veten.

Ujori-Fundjava është stimuluese në aspektin shoqëror. Miqësitë e reja dhe lidhjet ekzistuese mund të thellohen. Merru me aktivitetet që të pasurojnë shpirtërisht.

Peshqit-Ndiheni të frymëzuar. Kjo është një periudhë e mirë për krijimtari dhe vetëreflektim. Në dashuri, gjestet e vogla kanë ndikim të madh. Bëhu i hapur dhe i ndjeshëm.