Horoskopi 26 prill 2025

Dashi-Mërkuri hyn sërish në shenjën tuaj dhe me imagjinatë mund t’u riktheheni ideve të arta që janë gati të marrin formë. Nëse këtë kohë keni eksploruar krijimtarinë, shndërrojeni në plane. Mendja juaj është plot ide dhe mund të arrini një sukses që do ta shijoni shumë.

Demi-Pamje shumë e favorshme planetare në këtë ditë të re të mesmuajit. Plutoni dhe Neptuni janë vazhdimisht në anën tuaj dhe ju mundësojnë një periudhë të qetë gëzimi. Në rast se keni probleme të vazhdueshme për të zgjidhur dhe situata për të sqaruar, sot keni qetësinë për të menaxhuar dhe përfunduar gjithçka me sukses.

Binjakët-Neptuni ju bën të mos komunikoni me mjedisin përreth, edhe nëse do t’ju duhet pak për të rikthyer simpatinë tipike që ju karakterizon. Në darkë, mos u zhytni në probleme që prekin tema të politikës apo ekonomisë, me këtë energji planetare do të jetë e lehtë të përfshiheni në debate të kota.

Gaforrja-Është një ditë ku do të kërkoni shumë nga vetja dhe padiskutim dhe nga të tjerët. Do të jeni në rrugën e duhur dhe askush nuk do ju ndalë. Partneri do ju mbështesë në të gjitha hapat tuaja.

Luani-Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë rutinë. Përgjithësisht do të jetë ditë e qetë dhe nuk do të përjetoni emocione të forta. Në lidhje me financat, do të zgjidhni problemet që keni patur dhe do të jeni më të qetë.

Virgjëresha-Ka ardhur momenti të ndryshonin ritmin e ditës dhe t’i merrni gjërat më me seriozitet nëse doni të korrigjoni gabimet e së shkuarës. Të qenit vetëkritik mund të jetë konstruktiv, por vetëm në një farë mase. Strategjia juaj më e mirë mund të jetë për të mos u përpjekur të jeni tepër perfektionistë.

Peshorja-Për shkak të hënës së re në shenjë të kundërt mund t’ju duhet që sot të ndiqni punën e atyre që le themi, i konsideroni më pak të talentuar se vetja. Bëjeni këtë me buzëqeshje në fytyrë. Do të riktheheni në vendin që ju takon shumë shpejt.

Akrepi-Do të ndiheni përgjegjës për një projekt të ri dhe kjo gjë do ju bëjë mjaft nervoz dhe të tensionuar. Mos lejoni që t’iu dominojë ankthi dhe tregohuni gati për të vepruar. Të reja pozitive priten në dashuri, ku për disa çifte mund të merret një hap i madh për avancimin e lidhjes. Beqarët nuk do duan të bëjnë asnjë lloj ndryshimi.

Shigjetari-Një person i ri ju ka bërë për vetë këto kohë dhe ju do të përfshiheni me trup dhe zemër në këtë aventurë të re. Nuk keni pse e stepni veten nëse nuk jeni të impenjuar, për momentin duhet të mendoni për veten tuaj dhe për askënd tjetër. Fokusohuni tek e tashmja dhe jo tek çfarë ju pret.

Bricjapi-Ju zgjoheni me një ndjenjë lehtësie. Pavarësisht vështirësive fillestare të vitit, ngadalë po e rizbuloni qetësinë tuaj të brendshme. Çiftet kuptuan të vërteta të rëndësishme, duke i hapur rrugë organizimit më të madh në të ardhmen. Sot është një ditë fantastike për relaksim dhe shkëputje nga shqetësimet e përditshme. Përfitoni nga daljet dhe romancat e mundshme.

Ujori-Mos qëndroni të mbyllur. Problemet që keni mund t’i diskutoni me familjarët, pasi kështu do të ndiheni më të qetë dhe mund t’i zgjidhni ato. Në të kundërt mund të kontaktoni një psikolog, ose të lexoni një literaturë të veçantë.

Peshqit-Një ditë e bukur do të jetë kjo e shtunë për ju. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni gjithçka nën kontroll dhe sot mund të shpenzoni pa u menduar dy herë.