Sunny Hill Festival

Horoskopi, 3 gusht 2025

Dashi – Klima në jetën tuaj në çift pritet të jetë mjaft premtuese sot. Do ndiheni mirë pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me të çdo ide apo mendim. Pasioni herë pas here mund të ndizet. Beqarët do kenë njohje të reja, por nuk do mund të fillojnë sot një histori dashurie të qëndrueshme. Nuk është ende koha. Me financat bëni shumë kujdes.

Demi – Marrëdhënia në çift do jetë shumë e ngatërruar gjatë kësaj dite. Do keni herë pas here debate të forta me partnerin dhe situata mund t’ju dalë edhe jashtë kontrollit. Beqarët do japin shumë nga vetja dhe më në fund do e bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer. Për stabilizimin e financave mos u mbështetni aspak te ndihma e miqve sepse do zhgënjeheni.

Binjakët – Do i kushtoni më shumë se kurrë vëmendje njëri-tjetrit sot dhe marrëdhënia në çift do marrë një drejtim akoma më pozitiv. Priten edhe momente entuziazmuese. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm për të krijuar sa më shpejt një lidhje. Mundësitë do ekzistojnë. Financat do jenë të mira, megjithatë nuk duhen dhënë aspak para hua.

Gaforrja – Mos kërkoni nga partneri juaj sot që t’ua plotësojë të gjitha ëndrrat e dashurisë sepse kjo nuk do jetë e mundur. Më mirë tregohuni realistë. Beqarët do vazhdojnë të kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat nuk do kenë as problemin më të vogël. Gjithsesi përfitoni nga kjo situatë për të hequr disa para mënjanë.

Luani – Ditë mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit programuar, kështu që do ndiheni më së miri. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mundësitë do jenë që historia e dashurisë të jetë afatgjatë. Financat nuk do jenë të këqija, por dëshira juaj e madhe për shpenzime marramendëse do sjellë tronditje.

Virgjëresha – Do i jepni më shumë prioritet se kurrë sot jetës suaj në çift. Do e mbani afër partnerin dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica për të. Beqarët nuk duhet të druhen të bëjnë deklarata dashurie sepse koha ikën dhe nuk do t’ju jepet gjithmonë kjo mundësi. Në planin financiar do jetë një ditë e zakonshme dhe aspak problematike.

Peshorja – Lëreni veten sa më të lirë sot ju që jeni në një lidhje dhe bëni atë që ndjeni me partnerin. Mos u kushtëzoni nga asgjë dhe nga askush. Edhe ata që kanë pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Beqarët do jenë në kërkim të princit të kaltër, por mundësitë për ta gjetur atë nuk do jenë të mëdha. Financat fatmirësisht do jenë në një gjendje të qëndrueshme.

Akrepi – Jeta juaj në çift do ketë ulje dhe ngritje gjatë kësaj dite. Herë do dashuroheni plot pasion dhe herë do keni debate të zjarrta me partnerin. Kujdes! Beqarët do e gjejnë princin e tyre të kaltër dhe do futen në një etapë të re të jetës sentimentale. Edhe perspektivat financiare do jenë goxha të mira. Do kryeni edhe shpenzime dhe situata nuk do ketë probleme.

Shigjetari – Gjatë gjithë ditës do përkujdeseni për partnerin tuaj dhe do e bëni atë të ndihet më së miri. Marrëdhënia me të sa vjen e do përmirësohet. Për beqarët nuk priten ndryshime të mëdha, megjithatë e rëndësishme është që nuk do e vuajnë vetminë. Miqtë do t’ju gjenden gjithmonë pranë. Financat do kërkojnë më shumë se kurrë vëmendjen tuaj.

Bricjapi – Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë më pak stresuese se më parë, megjithatë ende pasioni nuk do rikthehet ashtu si e presin. Beqarët nga ana tjetër do kenë takime, por jo me personat që kanë ëndërruar. Duhet ende të prisni edhe pak kohë për dashurinë e madhe. Në planin financiar nuk do keni fat dhe në ndonjë moment situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Ujori – Jeta sentimentale e çifteve nuk do shkojë aspak ashtu si ata e kishin menduar. Mund të keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin edhe për gjëra elementare. Beqarët do marrin deklarata të forta dashurie, por nuk duhet të nxitohen për të krijuar një lidhje. Financat do jenë goxha delikate, prandaj duhet kërkuar sa më parë ndihma e specialistëve.

Peshqit – Bëni atë që ndjeni sot në jetën tuaj në çift dhe dashurohuni pa dorashka me partnerin tuaj. Do e shihni se gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët nuk do jenë as sot me fat dhe do mbeten sërish vetëm. Nuk ka ardhur ende koha që ata të ndryshojnë status. Financat fatmirësisht do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Kryeni shpenzimet e nevojshme, por asgjë më tepër sesa aq.