Horoskopi 3 maj 2025

Dashi-Jeta juaj shoqërore është interesante këtë javë. Njerëzit janë në humor të mirë dhe të predispozuar për të folur më shumë me ju. Një takim në veçanti do t’ju ndezë më shumë se gjithçka. Duhet ta kapni shansin sot. Nuk keni për t’u penduar.

Demi-Do të jetë një ditë pozitive, sidomos sa u takon lidhjeve ndërpersonale e profesionale. Nëse keni një projekt me të cilin doni të punoni, tashmë mund ta keni të lehtë, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Mund të ndryshoni ambient pune, ose pikën e referimit.

Binjakët-Me Mërkurin në një orbitë të përshtatshme nga njëra anë dhe me Afërditën që vazhdon t’ju stimulojë, nuk do ta keni aspak të vështirë të arrini rezultate pozitive si në punë, ashtu dhe në dashuri.

Gaforrja-Gjatë këtyre ditëve jeni mbyllur në veten tuaj dhe mundoheni që të jeni të paarritshëm për të tjerët. Fundjava do të sjellë ditë më të mira, gjatë së cilave mund të hapeni me të tjerët.

Luani-Keni qenë aq aktivë kohët e fundit, sa energjia juaj është gati t’ju lërë në rrugë. Kështu që ndaloni dhe jepuni një mundësi rikarikimi baterive tuaja. Mos u shqetësoni, keni bërë mjaftueshëm për t’u vënë re nga të tjerët.

Luani-Përgjatë gjithë ditës do të jeni të zhytur në mendime. Një çështje që lidhet me punën do të bëhet shkak për një situatë shqetësuese me të cilën do të duhet të përballeni. Mos e humbi qetësinë dhe kërkoni që gjithçka ta përballni me fakte.

Virgjëresha-Mëngjesi për ju të shenjës së virgjëreshës do të fillojë me doza nervozizmi, por megjithatë do të ndiheni aq të fortë saqë mund të sfidoni gjithë “botën” gjatë vazhdimit të ditës. Ecni vetëm përpara!

Peshorja-Nuk është një prej ditëve më të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Ka disa gjëra që nuk ju kënaqin, ose është dikush që ju nervozon. Mund të konfliktoheni me një njeri që e keni përzemër, por koha do të tregojë se e drejta është në anën tuaj.

Akrepi-Mos u shqetësoni nëse njerëz të veçantë do të shfaqen pengues kundër jush, është vetëm një fazë kalimtare dhe ju nuk do të pengoheni nga e gjithë kjo. Shfrytëzojeni këtë si një mundësi për të treguar se sa i durueshëm jeni.

Shigjetari-Duhet të ndryshoni rutinën e jetës së përditshme sepse është një nga armiqtë me kryesore të jetës në çift. Sa i përket financave, duhet të jeni në kursimtarë që të mos kaloni një periudhe të vështirë.

Bricjapi-Jeni duke hyrë në një fazë më të qetë të jetës suaj. Ju keni disa vizione për të ardhmen për të cilat nevojiten disa ndryshime të mëdha, prandaj përdorni këtë kohë të qetë për t’u përgatitur.

Ujori-Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj e bën këtë një kohë të vështirë, por ju duket se do ta përballoni mirë. Më vonë gjatë muajit aktiviteti kozmik do të lëvizë në favor të shenjës tuaj dhe kohë më të mira do të vijnë.

Peshqit-Miqtë janë aty sa herë keni nevojë, por a po bëni dhe ju të njëjtën gjë kohët e fundit? Puna dhe angazhimet e tjera zenë një pjesë të mirë të kohës tuaj dhe kjo mund të bëhet shkak për t’i lënë ata që ju rrethojnë pasdore. Përpiquni të gjeni ekuilibrin dhe të argëtoheni pak më shumë