Dashi – Energjia do të fillojë të rikthehet dhe kjo e diel do të jetë e përshtatshme për të qartësuar mendimet dhe për të planifikuar të ardhmen. Në punë nuk ka shqetësime të veçanta. Në dashuri, do të ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe për të rindërtuar një lidhje që ka kaluar vështirësi. Beqarët do ta kenë të vështirë të shkëlqejnë në njohje të reja më mirë t’i kushtoni kohë reflektimit apo pushimit.
Demi – Qetësia që kërkoni vjen vetëm nëse ndaloni së barturi problemet e të tjerëve. Është ditë e mirë për të rregulluar marrëdhënie familjare. Në punë, një projekt personal nis të marrë formë. Në dashuri, do të ketë disa mosmarrëveshje me partnerin, por gjithçka zgjidhet me një bisedë të sinqertë. Beqarët do të kenë mundësi për njohje të reja, por kini kujdes të mos jeni shumë të ngutshëm.
Binjakët – Keni nevojë për lehtësi dhe kjo e diel është ideale për të socializuar dhe forcuar miqësi. Mund të merrni një ofertë pune të papritur, por mos veproni me nxitim. Në çift, disa probleme të vogla mund të frenojnë marrëdhënien dhe kjo nuk është dita më e mirë për zgjidhje. Beqarët duhet të reflektojnë për atë që vërtet kërkojnë nga një marrëdhënie.
Gaforrja – Dita do të karakterizohet nga ndjeshmëria dhe reflektimi. Përdoreni këtë kohë për të kuptuar çfarë doni vërtet. Në punë ka disa shqetësime, por më mirë t’i lini për nesër. Në dashuri rikthehet ëmbëlsia dhe kuptimi reciprok. Beqarët mund të kenë njohje premtuese, mos kini frikë të hapeni emocionalisht.
Luani – Dëshira për konfirmime do ju shtyjë të kërkoni më shumë vëmendje nga të afërmit. Mundohuni të jeni më të durueshëm, sidomos në familje. Kjo ditë sjell energji të mira dhe vullnet për të vepruar. Në çift ka një problem që po dëmton lidhjen, por sot është dita për të folur hapur. Beqarët nuk do kenë fat në takime të reja, mos u dëshpëroni.
Virgjëresha – Fokusohuni te detajet, por pa u fiksuar pas tyre. Kritikat ndaj vetes dhe të tjerëve mund t’ju lodhin. Merruni me një hobi që ju sjell paqe. Në punë nuk ka probleme të mëdha, ndaj përqendrohuni më shumë te jeta në çift, ku pasioni mund të rikthehet. Beqarët mund të takojnë dikë që me kohë do të bëhet shumë i rëndësishëm.
Peshorja – Dita ideale për të zgjidhur keqkuptime të fundit. Komunikimi do të jetë çelësi në dashuri, veçanërisht për çiftet që ndihen të ftohtë. Beqarët mund të marrin një propozim interesant. Në punë, jeni duke menduar për ndryshime, por sot është dita për të pushuar. Kujdes me shpenzimet, ka mundësi për shpenzime të papritura.
Akrepi – Dita sjell një përzierje emocionesh. Nga njëra anë kërkoni qartësi, por nga ana tjetër preferoni të heshtni. Yjet ju këshillojnë të flisni me dikë që ju njeh mirë. Kujtime nga e kaluara mund të dalin në sipërfaqe. Në çift ka disa keqkuptime, por asgjë serioze. Beqarët janë ende në zonën e rehatisë, koha për të dalë nga ajo.
Shigjetari – Tërheqja drejt aventurës është e madhe, por më parë duhet të mbyllni një kapitull të pazgjidhur. Është ditë e mirë për udhëtime të shkurtra apo eksperienca të reja. Në punë, nuk keni dëshirë të mendoni sot. Në dashuri, ka shumë ulje-ngritje, duhet të flisni më shumë. Beqarët mund të njohin njerëz të rinj, pa bërë shumë zhurmë.
Bricjapi – Keni nevojë për stabilitet dhe një fije ëmbëlsi. Hëna ju ndihmon të butësoni karakterin tuaj. Nëse punoni sot, mund të merrni një vlerësim të papritur. Në çift kërkoni dialog më të mirë, ndjenjat janë të forta, por edhe keqkuptimet. Beqarët më mirë të pushojnë sot njohjet e reja nuk premtojnë.
Ujori – Kërkoni risi, por mos ndryshoni gjithçka përnjëherë. E diela ju fton të vëzhgoni më shumë dhe të mendoni. Beqarët që heqin dorë nga kërkimi obsesiv i partnerit ideal, mund të surprizohen nga dashuria. Në çift, mos kërkoni shumë dhe mendoni çfarë jepni ju. Ditë e qetë për ata që punojnë sot.
Peshqit – Intuita është aleati juaj më i mirë sot. Përdoreni këtë ditë për të forcuar lidhjet me njerëzit që doni. Një fjalë apo gjest i vogël mund të bëjë diferencën. Aktivitetet krijuese ose shpirtërore janë të favorizuara. Në mbrëmje mund të ndiheni pak bosh një ndjenjë pakënaqësie mund t’ju ndjekë. Beqarët më mirë të qëndrojnë në hije, flirtet mund të mos shkojnë mirë.