Horoskopi 9 mars 2024

Dashi- Gjatë kësaj të shtune do të ndiheni disi të dekurajuar dhe kjo për shkak të disa keqkuptimeve që kanë përfshirë raportet tuaja ndërpersonale, të cilat janë mjaft të tendosura.

Demi- Mundohuni që të shmangni në mënyrë absolute, përfshirjen në projekte që nuk ju interesojnë, pasi në të kundërt rrezikoni të humbni shumë kohë por edhe dëshirën për t’iu shkuar gjërave deri në fund.

Binjakët- Për të lindurit e kësaj shenje po nis një fazë rritjeje shumë e rëndësishme, e cila do ju lejojë që të rigjeni emocionet tuaja. Në sektorin profesional do të merrni propozime të rëndësishme.

Gaforrja- Gjatë kësaj dite duhet të përpiqeni të kujdeseni më shumë me veten dhe shëndetin tuaj. Kjo pasi do të keni disa shqetësime që nuk do ju lënë rehat. Në dashuri, këshillohet të mos jeni shumë xheloz.

Luani- Duhet të jeni më të qartë me veten, sidomos lidhur me historinë e dashurisë ku jeni të përfshirë. Në punë mundohuni të jeni më pak impulsiv, sidomos lidhur me disa veprime monetare.

Virgjëresha- Ky nuk është momenti ideal për t’u lodhur shumë, për shkak se kjo fundjavë do ju shohë mjaft të angazhuar në zgjidhjen e disa keqkuptimeve, kështu që ruajini forcat. Bashkëpunimet dhe marrëveshjet e reja janë mjaft të favorshme.

Peshorja- Kjo është një periudhë shumë statike në fushën sentimentale, ndoshta për shkak se jeni ju të parët që nuk po mundoheni t’i jepni një shtysë më shumë ndjenjave dhe pasionit.

Akrepi- Ndiheni të gatshëm të hidhni hapa të rëndësishëm, si në fushën e dashurisë edhe në atë të punës. Megjithatë mundohuni që të mos nxitoheni dhe merrni kohën e duhur, në mënyrë që të analizoni siç duhet çdo projekt tuajin.

Shigjetari- E shtuna do ju lejojë që të vlerësoni më mirë bashkëpunimin me kolegët tuaj. Priten rezultate shumë të mira.

Bricjapi- Në këtë moment do të ndjeni se jeni gati për të bërë paqe me gjithë ata persona, me të cilët gjatë kohëve të fundit nuk i keni patur punët mirë.

Ujori- Gjatë kësaj fundjave duhet të mundoheni të jeni më shumë të besueshëm, sidomos lidhur me punët që ju kanë tensionuar. Duhet të jeni më të sinqertë në dashuri.

Peshqit- Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme për fushën e ndjenjave. Jini sa më të sinqertë, spontaniteti juaj do të vlerësohet maksimalisht.