Hoti për vizitën e Kurtit dhe Osmanit në Veri: Disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se kauzat duhet të lihen jashtë fushatës zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij vjen pas vizitës së djeshme në në Mitrovicën e Veriut të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Unë besoj që disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore”.

“Ajo pjesë është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim, kjo nuk kontestohet në asnjë formë, secili ka të drejtë të lëvizë”.

“Por nuk duhet të përdoren për fushata për të treguar diçka që nuk është”, ka thënë Hoti gjatë homazheve që ka bërë tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.