Mbi 500 të gjobitur për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 501 gjoba për mosrespektim të Ligjit antiCOVID.

Për çdo ditë Policia po shqipton qindra gjoba për ata që nuk po respektojnë Ligjin kundër COVID-19, ndërkohë, Inspektorati u ka shqiptuar edhe partive politike.

Nga Qeveria e Kosovës iu kërkua Policisë që të shqiptojë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit. Vendosja e maskës dhe mbajtja e distancës javë vlerësuar shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 59 mijë e 931 raste nga 231 mijë e 94 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

 1 mijë e 492 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.