Xhavit Haliti

IKSHP publikon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e ujit të pijshëm në vend, duke njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit në të gjitha rajonet.

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare, IKSHP ka bërë të ditur zonat ku uji aktualisht nuk rekomandohet për konsum, për shkak të rezultateve të analizave laboratorike.

Sipas njoftimit, zonat e prekura janë:

Rajoni i Prishtinës:

  • Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
  • Vragoli

Rajoni i Gjilanit:

  • Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2
  • Bahqja
  • Fshati Berivojcë

Rajoni i Pejës:

  • Klinë – rrjeti nga puset
  • Rrjeti nga burimi Jarinë

Rajoni i Gjakovës:

  • Burimet – Hoçë e Madhe
  • Opterushë
  • Zaqishtë

Rajoni i Prizrenit:

  • Malishevë

IKSHP u bën thirrje qytetarëve që në këto zona të shmangin përdorimin e ujit për pije deri në një njoftim të radhës, duke theksuar se instituti është në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet e ujësjellësit.

Situata do të vazhdojë të monitorohet dhe çdo ndryshim do të bëhet publik përmes njoftimeve zyrtare.