IKSHP: Që nga e premtja kemi pranuar 1200 thirrje rreth koronavirusit

Florie Miftari- Basholli nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), ka thënë se që nga data 13 mars kanë pranuar afro 1200 thirrje nga qytetarët lidhur me shqetësimet apo ndihmën rreth koronavirusit.

Ajo ka thënë se janë pranuar mesatarisht 200 thirrje në një ndërrim, shkruan Gazeta Stop.

”Prej dates 13, kemi pranuar 1200 thirrje. Mesararisht 200 thirrje në një ndërrim. Thirrjet kanë të bëjnë me shqetësime të ndryshme. Për shenjat që mund t’i kenë. Shume pak prej tyre i kemi referuar në Infektivë sepse s’kanë dhënë shenja se mund të jenë të prekur me Covid 19. Kryesisht kishin shenja gripi” kanë thënë nga IKSHP për RTK.

Deri më tani janë konfirmuar 9 raste me koronavirus në Kosovë, gjendja e të cilëve është stabile.

Qytetarët për çdo konsultë apo shqetësim mund të kontaktojnë ekipet emergjente në numrin 194.