Xhavit Haliti

IKSHPK: Në këto zona uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije në të gjithë vendin, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së, rezultatet e analizave laboratorike kanë treguar se në disa zona të Kosovës uji aktualisht nuk rekomandohet për pije, ndërsa në disa komuna është ndërprerë furnizimi me ujë.

Zonat ku uji nuk rekomandohet për konsum janë si më poshtë:

Rajoni i Prishtinës:

  • Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
  • Vragoli

Rajoni i Ferizajt:

  • Han i Elezit – furnizimi me ujë nga burimi i Dimcës është ndërprerë

Rajoni i Gjilanit:

  • Viti – furnizimi me ujë është ndërprerë
  • Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë

Rajoni i Pejës:

  • Klinë – rrjeti i furnizimit nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë

Rajoni i Gjakovës:

  • Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë

Rajoni i Prizrenit:

  • Malishevë

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që në këto zona të shmangin përdorimin e ujit për pije deri në njoftimin e radhës dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

Instituti ka bërë të ditur se situata po monitorohet në vazhdimësi dhe çdo ndryshim do të komunikohet me kohë përmes kanaleve zyrtare.