Inaugurohen zyrat e reja të BQK-së

Sot është bërë inaugurimi i zyrave të reja të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton Klan Kosova.

Zyrat e reja të BQK-së tashmë janë ish-zyrat e Komunës së Prishtinës ndërmjet objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor te “Hotel Grand”.

Guvernatori i kësaj banke, Fehmi Mehmeti, e ka falënderuar kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin, për mbështetjen e dhënë.

Ndërsa Ahmeti ka thënë se ky investim mbi gjysmë milioni euro ia ka rritur vlerën edhe ndërtesës së Komunës.

“BQK është një prej institucioneve më të rëndësishme për neve. BQK ka pasur shumë pak staf tash dhe ka pasur nevojë për hapësirë”.

“Ekspertët kanë rekomanduar që mos të bëhet edhe një kat sepse do të ia ndryshonte pamjet një objekti që është një prej objekteve që është paraqitur më së shumti nëpër fotografitë e Prishtinës”.

“Ne kemi shkuar në zgjidhje tjetër – që është këtë objekt t’ia ofrojmë Bankës Qendrore që ia ka rritur vlerën objektit të Komunës sepse është bërë një investim mbi gjysmë milioni euro”.